Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mata do të kthehet në La Liga

Juan Mata do të largohet nga Manchester Unitedi në verë për t’u kthyer në La Liga. Mata do të largohet si lojtar i lirë nga ekipi anglez pasi i skadon kontrata dhe tashmë ka marrë oferta nga Barcelona dhe Real Sociedadi.

33-vjeçari është në negociata me dy skuadrat spanjolle dhe po kërkon kontratë dyvjeçare. Si Barça ashtu edhe Sociedadi po e shohin Matan si opsion të lirë dhe për këtë arsye po insistojnë në transferimin e tij.

Mata prej vitit 2014 është pjesë e Unitedit kurse këtë sezon ka vetëm katër paraqitje në të gjitha garat.

Ai në Angli ka luajtur edhe për Chelsean ndërsa në La Liga ka qenë pjesë e Valencias për katër sezone përpara se të transferohet në Premier League.

Artikuj të ngjashëm