Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mata mund t’i bashkohet Sociedadit

Mesfushori Juan Mata ka gjasa të mëdha që në afatin kalimtar të janarit të rikthehet në La Liga. Bëhet e ditur se Mata pritet t’i bashkohet skuadrës së Real Sociedadit, ekip me të cilin parimisht ka arritur marrëveshje me ekipin spanjoll.

Mata te Sociedadi do të transferohet si lojtar i lirë pasi do ta shkëpusë kontratën me Manchester Unitedin që i skadon në fund të sezonit. 33-vjeçari këtë sezon ka vetëm tre paraqitje te Unitedi dhe ka kërkuar largimin për t’u kthyer në Spanjë.

Ai është pjesë e Unitedit prej vitit 2014 kur iu bashkua nga Chelsea, ndërsa në Angli luan prej vitit 2011 kur u largua nga Valencia.