Juan Mata është një nga lojtarët që do të largohet qershor të këtij viti nga Manchester Unitedi. “Fishajes” të martën ka njoftuar se mesfushori spanjoll dëshiron ta vazhdojë karrierën në një ekip tjetër.
Kontrata e Matas me “Djajtë e Kuq” skadon në këtë verë dhe 34-vjeçari mund të rikthehet në La Liga pas interesimit të Real Betisit, Sociedadit dhe Valencias.
Mata nuk ka pasur hapësira në formacionin bazë te Unitedi këtë sezon, duke regjistruar vetëm 134 minuta lojë në Premier League.