Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi konfirmon largimin e Juan Matas

Juan Mata largohet nga Manchester United. Largimin e futbollistit spanjoll e ka konfirmuar të enjten klubi anglez.

Unitedi ka falënderuar futbollistin e Spanjës për kontributin që ka dhënë në skuadër.

34-vjeçari iu bashkua Unitedit në janarin e vitit 2014. Që nga ajo kohë, Mata shënoi 51 gola në 285 ndeshje. Me “Djajtë e Kuq” fitoi katër trofe.

Paraqitjen e tij të fundit me fanellën e Unitedit e bëri më 22 maj kundër Crystal Palace. Mata largohet nga Unitedi si lojtar i lirë.