Kampioni i Botës, Evropës dhe fituesi i Ligës së Kampionëve, Juan Mata, së shpejti pritet të zyrtarizohet nga skuadra e Galatasarayt të Turqisë.
34-vjeçari ka luajtur për Manchester Unitedin për herë të fundit, ndërsa pas përfundimit të edicionit, mbeti pa kontratë.
Mata ka 278 ndeshje të zhvilluara në Premier League për Chelsean dhe Manchester Unitedin.