Juan Mata ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me Galatasarayn pas lirimit nga Manchester Unitedi në fund të sezonit të kaluar.
Ai pas nënshkrimit të kontratës ka thënë se është i motivuar për ta dhënë maksimumin për klubin turk.
“Ndihem shumë mirë. Jam i emocionuar dhe shumë i motivuar. Jam i lumtur që jam këtu. Mezi pres të paraqitem me Galatasarayn”, ka thënë Mata.
34-vjeçari është një prej disa përforcimeve të afatit kalimtar të verës nga Galatasaray.
Më herët Mata karrierë ka bërë edhe te Chelsea dhe Valencia, ndërsa për Spanjën ka shënuar dhjetë gola në 41 ndeshje.