Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mata do të transferohet te Galatasaray

Juan Mata do ta vazhdojë karrierën në Turqi te Galatasaray.

Mediat turke bëjnë të ditur se spanjolli ndodhet në Turqi për të nënshkruar kontratën.

Mata do të fitojë 1.8 milionë euro në sezon.

Te klubi turk mesfushori 35-vjeçar do të kalojë si lojtar i lirë, pasi në fund të qershorit i skadoi kontrata me Manchester Unitedin.