Bashkëlojtari i Milot Rashicës në edicionin e kaluar te Galatasaray, Juan Mata, ka konfirmuar largimin nga skuadra e madhe turke.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ai në llogarinë e tij në Twitter.
Ish-futbollisti i Chelseat dhe Manchester Unitedit shënoi tre gola dhe asistoi në një tjetër, në 16-të ndeshje të elitës së futbollit të Turqisë.
“Nuk më vjen keq që ka përfunduar, më vjen mirë që ndodhi. Jam shumë krenar që isha pjesë e kësaj familje. Atmosfera e tifozëve që krijuan në stadium është mbi të gjitha. Ne gjithmonë e kemi pasur ndjesinë që po luajmë në shtëpi, padyshim se jeni tifozët më të mirë në botë. Jeni të veçantë dhe të rëndësishëm për klubin. Ju dëshiroj momente të mira të cilat i dëshironi. Nuk do t’u harroj kurrë”, është shprehur Mata.
Mata në edicionin e kaluar e fitoi titullin e kampionit me Galatasarayn.
Spanjolli në të kaluarën karrierë ka bërë edhe te Valencia, dhe ekipi i dytë i Real Madridit.