Interi dhe Milani janë në garë për mesfushorin Juan Mata, i cili do të largohet në verë nga Manchester Unitedi kur edhe i skadon kontrata.
ESPN raporton se dy ekipet italiane kanë nisur kontaktet me agjentin e Matas dhe po përpiqen ta bindin spanjollin për të vazhduar karrierën në Serie A.
Mata po shihet opsion i mirë për shkak se në verë do të jetë lojtar i lirë.
Atij nuk i është ofruar rinovimi i kontratës te Unitedi pasi nuk bën pjesë në planet e klubit për të ardhmen.
Mata këtë edicion ka vetëm pesë paraqitje apo 177 minuta lojë në të gjitha garat. 33-vjeçari prej janarit të vitit 2014 është pjesë e Unitedit, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Chelsea e Valencia.