Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ekipet italiane pas Martialit

Interi dhe Juventusi, janë skuadrat nga Italia që janë futur në garë për shërbimet e sulmuesit Anthony Martial ka njoftuar të hënën “Gazzetta dello Sport”.

Francezi në verë do të mbetet lojtar i lirë dhe dy ekipet italiane synojnë transferimin e tij falas në verë.

Martial ka kontratë me Manchester Unitedin deri në fund të edicionit, ndërsa klubi anglez ka marrë vendim për të mos ia ofruar rinovimin e kontratës. 28-vjeçari ka dy gola e po aq asistime këtë edicion për Manchester Unitedin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2015 nga Monaco.

Ai për gjashtë muaj ka qenë i huazuar edhe te skuadra e Sevillas në Spanjë.

Artikuj të ngjashëm