Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi synon transferimin e Martialit

Sulmuesi Anthony Martial mund të jetë përforcimi i parë i Interit në afatin kalimtar të janarit.

“Gazzetta dello Sport” shkruan të mërkurën se ekipi italian po insiston në transferimin e francezit muajin e ardhshëm, pasi trajneri Simone Inzaghi po kërkon përforcime në sulm.

Martial pritet të largohet nga Manchester Unitedi, por në fund të këtij edicioni, kur edhe i skadon kontrata me skuadrën angleze.

Thuhet se Interi do t’i bëjë ofertë formale Unitedit për Martialin, duke ofruar rreth pesë milionë euro për lirimin e tij gjatë janarit.

Martial nuk bën pjesë në planet e trajnerit Erik ten Hag dhe është i gatshëm t’i bashkohet Interit që po lufton për titullin e kampionit në Serie A.

Në 19 ndeshje të luajtura këtë edicion, Martial ka dy gola e po aq asistime në të gjitha garat.