Trajneri Erik ten Hag ka konfirmuar se sulmuesi jo në formën më të mirë aktualisht, Anthony Martial, është prej futbollistëve të Manchester Unitedit, të cilit mund t’i ofrohet kontrata e re.
Tekniku holandez ka folur për mundësitë e marrëveshjeve të reja me disa lojtarë, përfshirë edhe Victor Lindelofin, Hannibal Mejbrin, Aaron Wan-Bissakan dhe Martialin.
Të katër lojtarët janë në vitin e fundit të kontratave, por klubi e ka mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me ta edhe për një vit tjetër. Unitedi po ashtu është duke e konsideruar transferimin e Sergio Reguilonit, që është i huazuar nga Tottenhami.
Artikuj të ngjashëm