Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Martial mbetet lojtar i lirë

Sulmuesi Anthony Martial do të mbetet lojtar i lirë pas përfundimit të edicionit aktual. “The Athletic” ka bërë të ditur se Martialit nuk do t’i ofrohet rinovimi i kontratës nga Manchester Unitedi dhe prej janarit ai është i lirë për të negociuar me klubet e tjera.

Mësohet se klubi anglez ka njoftuar 28-vjeçarin se verën tjetër është lojtar i lirë pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Erik ten Hag. Ai ka kontratë me Manchester Unitedin deri në verën e vitit të ardhshëm dhe tashmë interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur ekipet nga Italia.

Martial është pjesë e Unitedit prej vitit 2015, ndërsa vitin e shkuar ishte i huazuar për gjashtë muaj te skuadra e Sevillas.

Këtë edicion, Martial ka dy gola e po aq asistime në 19 ndeshje të luajtura për Unitedin në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm