Sulmuesi Anthony Martial do të transferohet në Turqi, te skuadra e Fenerbahçes gjatë këtij muaji. “Sky Sports” ka njoftuar të martën se Fenerbahçe ka arritur marrëveshje me francezin dhe po negocion me Manchester Unitedin për lirimin e tij.
28-vjeçari ka kontratë me ekipin anglez deri në fund të këtij edicioni dhe te Fenerbahçe po shihet si përforcim i rëndësishëm për sulmin.
Martial këtë edicion nuk ka pasur hapësirë të madhe tek Unitedi dhe për këtë arsye ka kërkuar largimin nga Anglia.
Në 19 paraqitje në të gjitha garat ai ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime. Martial është pjesë e Unitedit prej vitit 2015, kur iu bashkua nga Monaco, ndërsa për gjashtë muaj ka qenë i huazuar edhe te Sevilla.