Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mungesë e gjatë për Martialin

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Anthony Martial, do të jetë jashtë fushës së gjelbër për 10 javë, pas operimit të suksesshëm pas lëndimit muskulor, ka njoftuar klubi të mërkurën.

28-vjeçari nuk ka luajtur për Unitedin prej disfatës në shtëpi 3:0 nga Bournemouthi më 9 dhjetor.

Martiali do të jetë i gatshëm vetëm në muajin prill, ndërsa ka kontratë me “djajtë e kuq” deri në verën e këtij viti.

“Ne i urojmë Anthonyt shërim të shpejtë dhe shpresojmë të kthehet në fushë”, ka shkruar ndër të tjera Unitedi në komunikatë të mërkurën.

Ish-sulmuesi i Monacos ka shënuar vetëm një gol në 13 paraqitje të edicionit aktual të Premier Leagues.