Manchester Unitedi do ta lërë të lirë Anthony Martialin në afatin kalimtar dimëror.
Kështu ka shkruar të shtunën mediumi “Football Insider”, që ka shtuar po ashtu se janë disa skuadra të interesuara për sulmuesin francez.
Martiali, 27-vjeçar, ka zhvilluar vetëm nëntë paraqitje në këtë edicion, dhe ka shënuar një gol e një asistim.
Ai është pjesë e “djajve të kuq” që prej vitit 2015.
Por, e ka humbur vendin e titullarit qëkur në krye të skuadrës ka ardhur trajneri holandez, Erik ten Hag.
Edhe
Martiali i bashkohet Ramosit në Meksikë
Ai nuk e ka kompletuar asnjë ndeshje në këtë edicion.
Kontrata e Martialit skadon në verën e vitit tjetër.