Mario Manxhukiq ka marrë një dëmtim që me shumë gjasë do ta lë atë jashtë fushës për duelin kundër Interit që zhvillohet të dielën.
Kroati ishte titullar në barazimin e Milanit 2:2 në udhëtim te Cervena Zvezda në Ligën e Evropës të enjten.
Sipas “calciomercato.com”, Manxhukiqi nuk do të jetë i gatshëm për duelin ndaj Interit për shkak të lëndimit në muskul.
Gazeta italiane po ashtu shkruan se ai ka munguar në stërvitjen e së shtunës.
Trajneri Stefano Pioli në këtë duel nuk do ta ketë as Ismael Bennacerin që u lëndua po ashtu në Beograd të enjten.
Manxhukiqi iu bashkua Milanit si transferim i lirë në afatin kalimtar të janarit.