Sulmuesi Mario Manxhukiq do të jetë në dispozicion të trajnerit të Milanit, Stefano Pioli për ndeshjen kampionale kundër Napolit që luhet të dielën në stadiumin “San Siro”, kanë njoftuar të mërkurën mediumet italiane.
Mësohet se Manxhukiq tashmë është rikuperuar nga lëndimi dhe do të jetë i gatshëm për ta ndihmuar Milanin në derbin ndaj Napolit.
Krahas Manxhukiqit, te Milani do të llogaritin edhe në mesfushorin Hakan Calhanoglu që gjithashtu do të jetë i gatshëm për duelin e vikendit.
Si Manxhukiq ashtu edhe Calhanolgu nuk janë përfshirë te Milani për ndeshjen kundër Manchester Unitedit, që luhet të enjten në “Old Trafford” në kuadër të 1/8 së finales të Ligës së Evropës.
Artikuj të ngjashëm