Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit kroat, Mario Manxhukiq, në ndeshjen e së dielës kundër Juventusit.
“Tutto Sport” raporton se Manxhukiqi ka arritur të rikuperohet me kohë që të paraqitet kundër ish-skuadrës së tij. 34-vjeçari që iu bashkua Milanit në janar, ka luajtur vetëm tetë ndeshje me “kuqezinjtë” dhe nuk ka shënuar ende asnjë gol.
Ai vazhdimisht ka pasur probleme me lëndime. Manxhukiqi ka kontratë me Milanin deri në fund të këtij sezoni, me mundësi të vazhdimit edhe për një vjet.
Artikuj të ngjashëm