Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Manxhukiq i gatshëm për ta ndihmuar Milanin ndaj Genoas

Sulmuesi korat, Mario Manxhukiq do ta ketë rastin sërish t’i tregoj vlerat e tij kundër Genoas të dielën.

Pritjet ishin të mëdha nga Manxhukiqi që te Milani u transferua në janar të këtij viti, por ai nuk ka luajtur shumë për shkak të problemeve fizike, Ish-sulmuesi i Juventusit është përsëri në dispozicion të Stefano Piolit dhe ai duhet të bindë drejtuesit e klubi kuqezi që t’ia vazhdojnë kontratën edhe për tetë ndeshjet e mbetura.

Manxhukiq të dielën do të luajë për të ardhmen e vet, meqë ende nuk i ka arsyetuar pritjet. Sulmuesi ka luajtur katër ndeshje në Serie A që nga janari dhe ende nuk ka shënuar asnjë gol.