Mario Manxhukiq do të jetë pjesë e skuadrës së Milanit për pjesën e dytë të këtij edicioni, kanë njoftuar të hënën mediumet italiane.
Manxhukiq ka kaluar me sukses testet mjekësore të hënën dhe të martën do ta firmosë kontratën me ekipin italian.
Ai do të firmosë për gjashtë muaj me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër. Sulmuesi 34-vjeçar te Milani do të transferohet si futbollist i lirë. Ai prej verës së vitit të shkuar ishte pa ekip pas shkëputjes së kontratës me skuadrën nga Katari, Al-Duhail. Manxhukiq ka luajtur te Juventusi për katër sezone dhe ka fituar po aq tituj kampioni në Serie A përpara se të largohej nga ekipi italian në janar të vitit të shkuar. Karrierë ka bërë edhe te Atletico Madridi, Bayern Munichu, Wolfsburgu e Dinamo Zagrebi.