Sulmuesi kroat Mario Manxhukiq e ka konfirmuar largimin e tij nga Milani.
Manxhukiq 35-vjeçar iu bashkua Milanit në janar të këtij viti. Ai ka luajtur 11 ndeshje në të gjitha garat.
“Ishte krenari të luaj për Milanin. I jam falënderues menaxhmentit të klubit që më ka dhënë mundësinë, stafit të trajnerëve për përkushtimin në punë dhe po ashtu bashkëlojtarëve të mi që jo vetëm se janë lojtarë të shkëlqyeshëm, por edhe një grup i personave të mrekullueshëm. Jam i lumtur që kemi arritur ta kthejmë këtë klub të madh në Ligën e Kampionëve, ku e ka vendin”, ka shkruar Manxhukiq në Instagram.
Artikuj të ngjashëm