Rafael Leao do të jetë i gatshëm për lojë të dielën mbrëma kundër Napolit, ka njoftuar trajneri Massimiliano Allegri të shtunën në konferencën për shtyp.
Portugezi Leao i mungon Milanit qëkur e luajti ndeshjen e parë të sezonit të ri më 17 gusht kundër Barit në Kupën e Italisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ai ka qenë jashtë fushës për 45 ditë dhe ka bërë vetëm stërvitje individuale. Nesër nuk duhet të mendojmë për rezultat, por të luajmë lojë të mirë pasi është ndeshje e rëndësishme. Do të jetë test i madh ndaj kampionit të Italisë”, ka deklaruar Allegri.
Allegri ka theksuar po ashtu se Napoli mbetet favorit për ta fituar titullin, pavarësisht rezultateve pozitive të Milanit në ndeshjet e fundit.
Milani ka katër fitore në katër ndeshjet e fundit, tri në ligë dhe një në Kupën e Italisë, ndërsa nuk ka pësuar asnjë gol.