Trajneri i Milanit, Massimiliano Allegri, ka konfirmuar të shtunën se Rafael Leao nuk do të luajë të dielën në Serie A ndaj Bolognas shkaku i lëndimit.
Leao ishte titullar në ndeshjen e raundit të parë të Kupës së Italisë ndaj Barit në muajin gusht, dhe e shënoi golin e parë në ndeshje.
Por më pas u zëvendësua shkaku i lëndimit.
Ai mungoi në dy ndeshjet e para të Milanit në Serie A.
Shkaku i lëndimit muskulor, Leao nuk do të rrezikohet, ka thënë Allegri.
26-vjeçari mund të mungojë edhe në dy ndeshjet e ardhshme të ligës.
Milan – Bologna të dielën luhet nga ora 20:45.