Trajneri portugez, Alvaro Magalhaes, beson se ylli i Milanit, Rafael Leao, nuk e ka merituar ftesën te Përfaqësuesja e Portugalisë për Kupën e Botës 2026.
Sipas Magalhaesit, Leao pati edicion shumë të dobët me “rossonerët”. Megjithatë, sulmuesi i krahut u ftua nga përzgjedhësi Roberto Martinez.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMagalhaes ka qenë asistent i Giovanni Trapattonit te Benfica.
“Rafael Leao nuk pati sezon të mirë dhe është në formë të dobët, por përzgjedhësi gjithmonë i mban sulmuesit e njëjtë. Mendoj se duhet të ftohen ata të cilët e mbyllin sezonin në formën më të mirë”, ka deklaruar Magalhaes për “O Jogo”.
Leao nuk ka shënuar gol në Serie A që prej 1 marsit.
Ai i ka vetëm 10 gola në 30 paraqitje në të gjitha garat e këtij sezoni, ndërsa ka dhuruar tri asistime.
Një statistikë tjetër së fundmi tregon se Milani ka fituar më shumë pikë kur Leao nuk ka qenë në fushë në këtë edicion.