Milani ka lënë të kuptohet se është i hapur për ta shitur sulmuesin portugez, Rafael Leao gjatë verës së këtij viti.
Manchester United është përfshirë së fundmi në garë për Leaon.
Skautë të Unitedit kanë përcjellë nga afër ndeshjen ndërmjet Milanit dhe Atalantas në fundjavën e shkuar për të parë paraqitjen e Leaos.
Leao pjesë e Milanit është prej vitit 2019. Ai me Milanin ka kontratë deri në vitin 2028.