Mesfushori Ismael Bennacer nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit të Milanit, Stefano Pioli, për derbin kundër Interit, kanë raportuar të premten mediumet italiane.
Bennacer u lëndua të enjten mbrëma, në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Cërvena Zvezdës, që përfundoi baras 2:2.
Ai u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 39-të për shkak të lëndimit të muskulit të këmbës dhe ekipi italian tashmë ka konfirmuar mungesën e tij ndaj Interit.
Dueli mes Interit dhe Milanit, luhet të dielën prej orës 15:00.
Bennacer këtë edicion ka 20 paraqitje për Milanin në të gjitha garat dhe ka bërë katër asistime.
Artikuj të ngjashëm