Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi pa Lukakun ndaj Milanit

Skuadra e Interit pritet të jetë pa sulmuesin Romelu Lukaku për ndeshjen derbi kundër Milanit që e luan të shtunën.

“Calciomercato” ka raportuar të hënën se Lukaku ka pësuar një lëndim në stërvitje dhe do të mungojë të paktën për 10 ditë.

Lukaku në stërvitjen e së dielës ka tërhequr muskulin e këmbës dhe për këtë arsye do t’i mungojë Interit në dy ndeshje kampionale.

Ai nuk do të luajë ndaj Cremoneses të martën dhe në derbin ndaj Milanit në vikend.

29-vjeçari është njëri prej lojtarëve kryesorë të Interit, ekip tek i cili u huazua nga Chelsea.

Sulmuesi belg këtë sezon ka një gol e një asistim në tri paraqitje në Serie A.