Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi nuk ka interesim për Lukakun

Finalisti i Ligës së Kampionëve, Interi, nuk ka interesim për të siguruar shërbimet e sulmuesit të Chelseat, Romelu Lukaku, ka shkruar “Sky Sports” i Italisë të shtunën.

Mësohet se përfaqësuesit e belgut tani do të nisin diskutimet me Juventusin për një transferim të mundshëm në Torino, për edicionin e ardhshëm.

30-vjeçari ka qenë pjesë e rëndësishme e formacionit të trajnerit Simone Inzaghi.

Lukaku shënoi 14 gola e shtatë asistime në 37 ndeshje në të gjitha garat, por ka vuajtur shumë edhe nga lëndimet.

Ishte kritikuar shumë për rastet e humbura në finale të Ligës së Kampionëve.

Lukaku ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2026.

Artikuj të ngjashëm