Interi ka nisur bisedimet me Chelsean për sulmuesin e Belgjikës, Romelu Lukaku. “Football Italia” ka raportuar të shtunën se klubi italian kërkon nga Chelsea t’ia shesë Lukakun gjatë verës së vitit të ardhëm.
Sulmuesi 29-vjeçar është huazuar nga Chelsea te Interi deri në fund të sezonit aktual. Belgu nuk dëshiron të kthehet te klubi anglez, ndërsa këtë situatë dëshiron ta shfrytëzojë Interi për ta blerë kartonin e tij.
Lukaku ka një lëndim muskulor, ndërsa pritet të kthehet pas ndeshjeve të përfaqësueseve. Me klubin anglez, Lukaku ka kontratë deri në verën e vitit 2026.