Interi është i gatshëm t’i shpenzojë 35 milionë euro për ta blerë kartonin e Romelu Lukakut nga skuadra e Chelseat.
Lukaku është objektivi numër një i Interit. Ai ka pranuar të vazhdoj me Interin edhe me pagë më të ulët.
Por Chelsea ende nuk ka marrë një ofertë të kënaqshme nga Interi. Klubet vazhdojnë të bisedojnë për një marrëveshje të mundshme. Interesim ka shprehur edhe Juventusi dhe skuadra arabe, Al-Hilal.
Megjithatë, dëshira e sulmuesit belg është të paraqitet për Interin. Sulmuesi 30-vjeçar në dy raste është huazuar nga Chelsea tek Interi. Me Chelsean, Lukaku ka kontratë deri në qershor të vitit 2026.