Al-Hilal raportohet se ka mposhtur Juventusin për transferimin e Romelu Lukakut. Por sulmuesi i Chelseat dëshiron të qëndroj në Evropë. Interi ka hequr dorë nga transferimi i sulmuesit belg, i cili nuk i është përgjigjur telefonatave të drejtuesve të skuadrës dhe ka nisur bisedimet me Juventusin. Juventusi është gati t’i ofroj 40 milionë euro për 30-vjeçarin, ndonëse një ofertë më të madhe Chelsea e ka pranuar nga klubi saudit, Al-Hilal.
Lukaku me klubin anglez ka kontratë deri në vitin 2026. Ai nuk është i kënaqur të mbetet edhe më gjatë pjesë e klubit të Premier Leagues. Dëshira e tij është të luaj në Serie A.