Sulmuesi Romelu Lukaku ka marrë ofertë zyrtare nga Al-Hilali dhe belgu ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Arabinë Saudite.
“Goal” ka raportuar të martën se Lukaku është takuar me krerët e skuadrës saudite dhe ka shprehur gatishmërinë e tij për të qenë pjesë e klubit nga Lindja e Mesme.
Mësohet se Al-Hilali i ka ofruar Lukakut kontratë dyvjeçare në vlerë prej 50 milionë eurosh, ndërsa së shpejti do t’i nisë negociatat me Chelsean për arritjen e marrëveshjes. Lukaku ka qenë i huazuar tek Interi në edicionin e fundit dhe ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026.
30-vjeçari ka shënuar 14 gola për Interin, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 40 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm