Real Madridi po synon një lëvizje të papritur për sulmuesin Romelu Lukaku. “Marca” shkruan të premten, se krerët e Realit po planifikojnë transferimin e Lukakut në verë, pasi belgu po shihet si zëvendësim për francezin Karim Benzema.
Lukaku është i huazuar tek Interi, por ekipi italian ka vendosur të mos e blejë kartonin e tij, duke e kthyer te Chelsea. 29-vjeçari nuk bën pjesë në planet e ekipit anglez, i cili është i gatshëm ta shesë për 60 milionë euro.
Ai ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026, ndërsa u huazua tek Interi para fillimit të sezonit. Ai ka pasur telashe me lëndimet dhe deri më tani, ka shënuar 5 gola në 18 paraqitje për ekipin italian.