Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami kërkon Lukakun

Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për sulmuesin e Belgjikës, Romelu Lukaku. “The Sun” raporton të hënën se Tottenhami po synon transferimin e belgut në fund të këtij sezoni, pasi po e sheh si zëvendësim ideal për anglezin Harry Kane.

Lukaku aktualisht është pjesë e Interit por ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026. Ai u huazua tek Interi para fillimit të këtij sezoni, por klubi italian ka vendosur që të mos e shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij dhe Lukaku në verë do të kthehet te Chelsea.

29-vjeçari këtë edicion nuk ka bindur me paraqitjet e tij në Itali për shkak të lëndimeve të shpeshta, ndërsa deri më tani ka shënuar dy gola në nëntë paraqitje në të gjitha garat. Kartoni i Lukakut vlerësohet rreth 50 milionë euro.