Sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku, mund të mbetet në Premier League.
“Sky Sports” të hënën ka njoftuar se Tottenhami ka nisur negociatat me Chelsean për transferimin e belgut.
Lukaku pritet të largohet këtë verë nga Chelsea pasi nuk bën pjesë në planet e klubit dhe Tottenhami po synon transferimin e tij.
Lukaku te Tottenhami po shihet si zëvendësim ideal për Harry Kanen, i cili ditë më parë u transferua te Bayern Munichu.
30-vjeçari edicionin e shkuar ishte i huazuar tek Interi, ndërsa me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2026.
Edhe
Kane fillon bisedimet për kontratë të re me Bayernin
Ai ishte pranë kalimit te Juventusi, por Chelsea ndërpreu negociatat me ekipin italian dhe gjasat janë të mëdha që Lukaku t’i bashkohet Tottenhamit.
Tottenhami është gati të ofrojë mbi 40 milionë euro për Lukakun.