Skuadra e Tottenhamit ka shprehur interesim për sulmuesin Romelu Lukaku, njofton “The Sun” të martën.
Bëhet e ditur se Tottenhami po synon transferimin e belgut në fund të këtij sezoni, me kërkesën e trajnerit Antonio Conte.
Te Tottenhami po e shohin Lukakun si zëvendësim të duhur për Harry Kanen, i cili ka vendosur të largohet nga klubi verën tjetër. Lukaku është i huazuar tek Interi, por ekipi italian nuk e ka ndërmend ta shfrytëzojë opsionin e blerjes së tij nga Chelsea.
Sulmuesi 29-vjeçar ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026, ndërsa këtë edicion ka pasur telashe me lëndimet, ku ka shënuar vetëm dy gola në pesë ndeshje.