Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami monitoron Lukakun

Pas Interit edhe Tottenhami ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Chelseat, Romelu Lukaku, përcjell “La Repubblica”.

Trajneri i Tottenhamit, Antonio Conte, po e kërkon transferimin e Lukakut me çdo kusht pasi ka punuar me belgun më herët tek Interi.

Lukaku pritet të largohet nga Chelsea në verë pasi nuk ka bindur me paraqitje te ekipi londinez dhe Tottenhami po bën gati ofertën për të.

Sulmuesi 28-vjeçar ka shënuar 12 gola këtë sezon dhe ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026.