Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Conte e dëshiron Lukakun te Tottenhami

Tottenhami është skuadra e radhës që ka shprehur interesim për sulmuesin Romelu Lukaku.

Sipas “The Mirror”, është trajneri Antonio Conte që dëshiron ta ketë belgun nën urdhrat e tij dhe tashmë ka kërkuar transferimin e sulmuesit.

Lukaku pritet të largohet nga Chelsea, pasi nuk ka bindur me paraqitjet e tij në sezonin e fundit.

Trajneri Conte ka punuar me Lukakun te Interi dhe po synon ta bindë lojtarin t’i bashkohet te Tottenhami.

Për Lukakun në garë është edhe skuadra e Interit.