Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku, është i gatshëm të luajë për Real Madridin në të ardhmen. Ylli belg aktualisht është në huazim tek Interi, por skuadra nga Serie A nuk është e sigurt nëse dëshiron ta mbajë edhe më gjatë.
Reali është në kërkim të një sulmuesi në verë për t’i ofruar mbështetje Karim Benzemas.
Në mediume të ndryshme raportohet se Lukaku mund të jetë një kandidat i mundshëm për t’iu bashkuar Realit.
Sulmuesi 29-vjeçar me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2026. Në sezonin aktual në 15 ndeshje ka shënuar katër gola, ndërsa ka kontribuar me një asistim.