Sulmuesi Romelu Lukaku po synon transferimin në Spanjë dhe atë te skuadra e Real Madridit, ka shkruar të enjten “Defensa Central”.
Mësohet se agjenti i Lukakut ua ka ofruar belgun drejtuesve të Real Madridit, që janë në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, thuhet se spanjollët ende nuk janë bindur nga forma e Lukakut, i cili këtë edicion nuk ka treguar paraqitje të mira te Chelsea.
Ai iu bashkua Chelseat verën e shkuar nga Interi për 115 milionë euro dhe deri më tani ka shënuar 13 gola në 40 paraqitje. 28-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2026.
Artikuj të ngjashëm