Barcelona dhe Paris Saint-Germaini kanë shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit Romelu Lukaku, ka njoftuar të premten “Daily Mail”.
Bëhet e ditur se si Barça ashtu edhe Parisi po synojnë huazimin njëvjeçar të Lukakut, pasi belgu do të largohet nga skuadra e Chelseat këtë verë.
Lukaku ka refuzuar transferimin në Arabinë Saudite për të vazhduar karrierën në Evropë dhe ditëve në vijim pritet të vendoset për të ardhmen e tij.
Ai edicionin e shkuar ishte i huazuar tek Interi, ndërsa me Chelsean ka kontratë deri në vitin 2026. 30-vjeçari ishte pranë kalimit te Juventusi këtë verë, por transferimi dështoi për shkak se klubet nuk arritën marrëveshjen.
Ndërkohë, situatën e Lukakut po e monitoron edhe skuadra e Romës, që është në kërkim të një sulmuesi për këtë edicion.