Sulmuesi i Belgjikës, Romelu Lukaku edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës së Romës. Lukaku, të enjten edhe prezantuar te Roma dhe ka thënë se është shumë i lumtur që do të jetë pjesë e kësaj skuadre për edicionin 2023/24.
Ai te Roma është huazuar për një vit nga Chelsea, ndërsa ekipi italian ka opsionin e blerjes së tij verën tjetër.
Lukaku te Roma do ta bartë fanellën me numrin 90, ndërsa ky do të jetë edicioni i dytë rresht në Serie A.
VIDEO:
Edicionin e shkuar, Lukaku ishte i huazuar tek Interi, ekip që nuk arriti marrëveshje me Chelsean për transferimin e tij të plotë.
Lukaku edhe më herët ka luajtur në kampionatin e Italisë dhe ka titull kampioni të fituar me skuadrën e Interit.
Edhe
Lukaku kthehet me gol dhe fitore te Belgjika
Ai ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2026.
30-vjeçari gjatë karrierës ka luajtur edhe te Manchester Unitedi, Evertoni, WBA-ja e Anderlechti.