E ardhmja e Romelu Lukakut do të jetë në Turqi. Lukaku pritet t’i bashkohet Fenerbahçes.
Mediumet në Itali kanë raportuar se Napoli është pajtuar ta lirojë Lukakun t’i bashkohet ekipit turk.
Kalimi i Lukakut te Feneri është çështje kohe.
Sulmuesi 33-vjeçar më herët ka luajtur për Anderlechtin, Chelsean, Evertonin, Manchester Unitedin, Interin, Romën.
Napolit iu bashkua në vitin 2024, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2027.
Ai me Belgjikën luajti në Kupën e Botës 2026.