Romelu Lukaku është në prag të kthimit te skuadra e Napolit, pas lëndimit që e la jashtë fushës për afro pesë muaj.
Sulmuesi belg nuk ka luajtur në këtë sezon për Napolin pas lëndimit të rëndë muskulor të pësuar në ndeshjen miqësore para fillimit të edicionit ndaj Olympiacosit.
Ai ka munguar në 31 ndeshje zyrtare.
31-vjeçari ka shënuar gol në miqësoren jozyrtare ndaj skuadrës lokale që bën gara në Serie D, AC Savoia, më herët gjatë kësaj jave, ka shkruar “La Gazzetta dello Sport” të premten.
Napoli e fitoi atë ndeshje 3:0.
Kampioni në fuqi i Italisë në këtë edicion është goditur rëndë me lëndime. Në mesin e të lënduarve aktualisht është edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.