Napoli pritet të jetë pa sulmuesin kryesor të skuadrës të paktën deri në muajin nëntor.
Kampioni italian të hënën në faqen zyrtare e ka konfirmuar lëndimin e Romelu Lukakut. Belgu u lëndua të enjten e kaluar në miqësoren që e fitoi Napoli 2:1 ndaj Olympiacosit. Lukaku ka një lëndim në kofshën e majtë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMediumet italiane kanë raportuar se Lukaku mund të jetë jashtë fushës për tre muaj.
Lukaku është qendërsulmuesi kryesor i napolitanëve.
32-vjeçari ishte prej më meritorëve që Napoli e fitoi titullin e kampionit.
Në 36 ndeshjet e zhvilluara në Serie A në edicionin e kaluar realizoi 14 gola dhe bëri dhjetë asistime.
Reprezentuesi i Belgjikës te Napoli u transferua verën e kaluar nga Chelsea për 30 milionë euro. Me Napolin ka kontratë deri në vitin 2027.
Te klubi që për trajner e ka Antonio Conten luan edhe Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani.