Romelu Lukaku mund të përballet me masë disiplinore pasi Napoli pretendon se sulmuesi ka injoruar kërkesën për t’u paraqitur në stërvitje.
32-vjeçari ka munguar në periudha ta gjata këtë edicion për shkak të lëndimit të hamstringut dhe nuk ka startuar ende në asnjë ndeshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLukaku javën e kaluar u largua nga ekipi i Belgjikës për ndeshjet me SHBA-në dhe Meksikën, duke thënë se do të fokusohet në gjendjen e tij fizike.
Napoli ka pritur që sulmuesi i fuqishëm të kthehet në Itali, por nga klubi kanë thënë se ish-sulmuesi i Chelseat, Evertonit dhe Manchester Unitedit nuk është paraqitur për stërvitje të martën.
“Romelu Lukaku nuk i është përgjigjur ftesës për sot për të vazhduar stërvitjet”, shkruan në një komunikatë të Napolit.
“Klubi e ka të drejtën që të marrë masa të përshtatshme disiplinore dhe po ashtu të shqyrtojë aktivitetin e lojtarit me skuadrën”, ka shkruar tutje Napoli.
Lukaku ka luajtur vetëm 64 minuta këtë edicion.
Ish-sulmuesi i Interit i ka 124 paraqitje për Belgjikën dhe synon të paraqitet në Kupën e Botës për herë të katërt.
Ai është golashënuesi më i mirë në histori të Belgjikës me 89 gola. Lukaku tha të hënën se nuk mund t’ia kthejë asnjëherë shpinën Napolit, kurse shtoi se “nuk dëshiron asgjë më shumë se të luajë dhe ta ndihmojë skuadrën të fitojë”.
“Ky edicion ishte shumë sfidues për mua. Kisha lëndime dhe momente të vështira personale. E di që ka pasur shumë zhurmë në ditët e fundit për situatën time dhe është e rëndësishme të qartësohet çdo gjë. E vërteta është që në javët e fundit nuk jam ndier mirë fizikisht”, ka thënë Lukaku, të cilit i vdiq babai në shtator.