Sulmuesi Romelu Lukaku nuk ka bindur këtë sezon me paraqitjet e tij te skuadra e Interit. “Calciomercato” raporton të hënën se drejtuesit e ekipit italian janë të shqetësuar me formën fizike të belgut.
Lukaku u huazua tek Interi para fillimit të këtij sezoni nga Chelsea dhe te skuadra italiane po mendojnë seriozisht të mos e shfrytëzojnë opsionin e blerjes së tij në verë.
29-vjeçari nuk ka pasur paraqitje pozitive tek Interi, pasi prejse iu bashkua ka pasur telashe me lëndimet dhe formën e tij fizike.
Shqetësimet janë rritur në klub për gjendjen e tij, pasi Lukaku nuk ka pasur fare ndikim tek Interi këtë sezon dhe trajneri Simone Inzaghi po e vlerëson situatën e sulmuesit. 29-vjeçari, në total deri më tani ka pasur shtatë paraqitje për Interin në të gjitha garat, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.