Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lukaku lëndohet sërish

Skuadra e Interit do të mbetet edhe për një periudhë pa sulmuesin Romelu Lukaku. Ekipi nga Serie A, ka njoftuar të hënën se belgu ka pësuar një lëndim të muskulit të këmbës dhe ditëve në vazhdim do t’u nënshtrohet testeve të tjera.

Lukaku javën e shkuar u rikthye nga lëndimi që e mbajti për më shumë se dy muaj jashtë fushe dhe tani pritet sërish t’i nënshtrohet fazës së rikuperimit. Sipas mediumeve italiane, thuhet se Lukaku do të mungojë të paktën për dy javë.

Ai u rikthye javën e shkuar në fitoren 4:0 ndaj Viktoria Plzenit në Champions, ku edhe shënoi një gol. Po ashtu, edhe në ndeshjen e fundit kampionale ndaj Sampdorias, Lukaku u inkuadrua në pjesën e dytë.

Ai para fillimit të këtij edicioni u huazua tek Interi nga Chelsea, ndërsa në total këtë edicion ka pesë paraqitje dhe dy gola të shënuar.