Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bennacer kthehet te Milani pas lëndimit të rëndë

Mesfushori Ismael Bennacer do të kthehet te Milani dhe do të bëj teste më të detajuara mjekësore në ditët në vijim pas lëndimit të rëndë muskulor.

26-vjeçari u lëndua në Kupën e Afrikës.

Ai luajti 80 minuta për Algjerinë në ndeshjen hapëse të garës kundër Angolës, por mungoi në duelet tjera kundër Burkina Fasos dhe Mauritanisë.

Algjeria përfundoi e fundit në Grupin D dhe u eliminua nga turneu që po zhvillohet në Bregun e Fildishtë pasi mblodhi vetëm dy pikë në tri ndeshje.

Bennacer së fundmi ishte kthyer nga operimi në gju, që e kishte mbajtur jashtë fushës për 200 ditë.

Ai ka zhvilluar vetëm dy ndeshje si titullar para se të shkonte në Kupën e Afrikë me Algjerinë.

Artikuj të ngjashëm